Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) të shtunën mbrëma u ka thënë drejtuesve të Federatës së Boksit të Kosovës që boksierët kosovarë të nisën për në Tashkent të Uzbekistanit për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror.
Kjo megjithatë nuk ka ndodhur dhe boksierët kosovarë përfundimisht kanë mbetur jashtë ngjarjes kryesore të vitit. Federata e Boksit të Kosovës të dielën ka lëshuar tjetër komunikatë ku ka njoftuar për zhvillimet e fundit.
Vetëm të shtunën mbrëma nga IBA-ja kanë thënë që boksierët kosovarë mund të marrin pjesë në Botëror, pasi për këtë është pajtuar Komiteti Olimpik i Uzbekistanit, shtet që nuk e njeh Kosovën. Por tashmë, sipas FBOXK-së, ishte vonë. Drejtuesit e boksit kosovarë vendosën të mos nisen edhe për faktin se nuk kishin letër që ua garantonte pjesëmarrjen e barabartë dhe pasi Kosova nuk është përfshirë në listën e vendeve pjesëmarrëse. Botërori fillon zyrtarisht sot, ndërsa meçet e para janë të hënën.
-
Kosova largohet nga federata botërore ku ndikimi rus është i madh
-
Federata Ndërkombëtare arsyetohet për vendimin diskriminues ndaj boksierëve të Kosovës
-
Kosova po e paguan shtrenjtë çmimin e kaosit në boksin ndërkombëtar
-
Edhe një Botëror i boksit pa Kosovën
-
Zyrtare, boksi kthehet në programin olimpik