Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ditari i Papa Françeskut zbulon rrëfime të pazakonta: E kam parë tri herë djallin

Papa Françesku

Papa Françesku pretendonte se gjatë jetës së tij e kishte parë tri herë djallin, si dhe “portat e ferrit”, sipas disa pjesëve të reja të publikuara nga ditari i tij privat.

Në librin “Ditari Privat i Papa Françeskut”, të botuar të martën, një shënim i vitit 2021 përshkruan tri raste kur Papa Françesku ka thënë se kishte parë djallin: një herë nga një veturë, një herë “në korin e kishës” gjatë meshës dhe herën e tretë gjatë një takimi me zyrtarë të Vatikanit.

“Nuk mund ta harroj zërin e tij të fuqishëm dhe të ngjirur”, shkroi Françesku.

Duke folur për këto përvoja, të cilat Françesku i interpretonte si takime me djallin, ai shkroi se nuk mund t’i harronte sytë e tij “kërcënues”.

Ditari, i shkruar nga viti 1992 deri më 2024, përmban gjithashtu pendesën për vizitën në Kili në vitin 2018, kur u kritikua për mbrojtjen e një peshkopi të akuzuar se kishte fshehur abuzimet seksuale të kryera nga një prift.

Françesku, i cili udhëhoqi Kishën Katolike për 12 vjet deri në vdekjen e tij në vitin 2025, më vonë kërkoi falje dhe i thirri të gjithë peshkopët e Kilit në Romë, ku ata ofruan dorëheqjet e tyre.

“Jam i shkatërruar nga situata në Kili. E pata të vështirë ta pranoja atë që ndodhi në Kili; nuk mendoja se situata ishte kaq serioze”, shkroi Françesku në një shënim të vitit 2021.