Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federata për dy vjet kërkon 12 stadiume si “Adem Jashari”

Kosova ka vetëm një stadium që plotëson kriteret e Kategorisë së Dytë, sipas vlerësimit të UEFA-s - "Adem Jasharin" në Mitrovicë.

Por, të tillë pas dy vjetësh Kosova duhet t'i ketë të paktën 12.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) të mërkurën ka marrë vendim që nga sezoni 2019\2020, pra pas dy vjetësh, secila skuadër e Superligës duhet të ketë stadium të kategorisë së dytë të paktën, ndryshe skuadrat nuk do të jenë të gjendje në luajnë në stadiumet e tyre. Ky vendim shihet si i paarritshëm nga skuadrat, por në FFK ngulin këmbë se duhet të respektohet, madje se është i vonuar, shkruan sot Koha Ditore.

"KE mori vendim që nga kampionati 2019/2020 asnjë klub i Superligës nuk mund të zhvillojë ndeshje në stadium i cili nuk i plotëson kriteret për Kategorinë e dytë të stadiumeve. Tashmë të gjitha klubet i kanë këto kritere dhe vetëm kërkohet angazhim i klubeve për përmbushjen e tyre", thuhet në njoftimin e KE të FFK-së, të mërkurën.