Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka thënë se stadiumi “Adem Jashari” do të jetë sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s.
Ai ka thënë se ka nisur procesi i shpronësimeve dhe se pas përfundimit të punimeve, në stadiumin buzë lumit Ibër në Mitrovicë, Kosova dhe klubet e saj do t’i luajnë ndeshjet ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi filluar procesin e shpronësimeve në lidhshmëri me stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, stadium i cili do të ngritët sipas standardeve të kërkuara nga UËFA dhe FIFA. Standarde të cilat do të mundësojnë fillimin e mbajtjes së garave ndërkombëtare në këtë stadium”, ka thënë Zogiani në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ndau 3.2 milionë euro për rinovimin e këtij stadiumi.
Aktualisht, Kosova ka vetëm një stadium që plotëson kriteret për ndeshje të përfaqësueseve dhe klubeve. Është stadiumi “Fadil Vokrri”.