Federata e Basketbollit e Kosovës është fare pranë marrëveshjes me Federatën e Basketbollit të Sllovenisë lidhur me dy basketbollistët kosovarë me pasaportë sllovene, Erjon Kastrati e Gëzim Morina.
FBK-ja po angazhohet që Kastratin e Morinën t'i bëjë pjesë të përfaqësueses së Kosovës. Që kjo të realizohet duhet pajtueshmëri e Federatës sllovene, që po kërkon dëmshpërblim për të liruar të dy lojtarët.
Në fakt, Federata sllovene e bëri të mundur vite më parë që Kastrati e Morina të pajisen me pasaporta të Sllovenisë dhe kështu të fitojnë të drejtën të luajnë për këtë vend.
Dy lojtarët, karrierën e kanë nisur në Kosovë, por janë zhvilluar në klube sllovene, fillimisht tek Union Olimpija. Në kampionatin slloven vazhdojnë të luajnë ende. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.