Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni favorit për Ziyechun

Sulmuesi i krahut, Hakim Ziyech, mund të jetë befasia e madhe e Evertonit gjatë këtij afati kalimtar. “The Athletic” raporton të hënën se Evertoni është favorit për transferimin e marokenit, pasi ka ofruar rreth 40 milionë euro për kartonin e tij.

Ziyech është i gatshëm të largohet nga Chelsea për shkak të minutazhës së vogël dhe tek Evertoni po shihet si përforcim i madh në luftën për ta siguruar mbetjen në Premier League edhe për sezonin e ardhshëm.

Ai ka vetëm një asistim në 15 ndeshje për Chelsean, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Ziyech iu bashkua Chelseat në vitin 2020 nga Ajaxi, ndërsa po kërkohet edhe nga Newcastle Unitedi e Milani.

Artikuj të ngjashëm