Evertoni i Premier Leagues angleze do të ketë pronarë të rinj, pasi Farhad Moshiri, është pajtuar që t’i shesë 94% të aksioneve për fondin amerikan të investimeve “777 Partners”.
Kjo do të sillte edhe fundin e periudhës së britaniko-iranianit Moshiri, i cili kishte investuar për herë të parë te kjo skuadër në vitin 2016.
Shitja e përqindjeve të aksioneve pritet të kompletohet deri në fund të këtij viti, deri në aprovimin nga Premier League, Shoqata e Futbollit dhe Autoritetet Financiare.
Evertoni është i 18-ti në Premier League aktualisht, duke marrë vetëm një pikë nga katër ndeshjet hapëse të edicionit të ri.
Artikuj të ngjashëm