Portieri shqiptar, Etrit Berisha, do të transferohet te Torino, ku do ta zëvendësoi Salvatore Sirigun.
Mediat në Itali, shkruajnë se Berisha ka arritur sot në qendrën stërvitore “Granata” në Torino ku do t’i kryejë testet mjekësore e më pas do të firmosë kontratën.
Në edicionin e kaluar, Berisha ishte pjesë e SPAL-it në Serie B, ku pati 25 paraqitje.
Kështu, portieri 32-vjeçar, rikthehet në Serie A. Ka përvojë të madhe në elitën e futbollit italian ku ishte pjesë e Lazios dhe Atalantas, duke regjistruar 139 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm