Interi pritet t’ia shkëpusë kontratën Cristian Eriksenit, raporton “Gazzetta dello Sport” të mërkurën.
Erikseni nuk mund të luajë tek Interi për shkak të rregullave të Federatës së Futbollit të Italisë, e cila nuk i lejon të luajnë lojtarët që kanë probleme me zemër.
Ai ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2024.
Sipas mediumit italian, Erikseni mund të luajë tek Odense në Danimarkë.
Tash e disa javë mesfushori 29-vjeçar është duke u stërvitur tek Odense dhe karrierën mund ta vazhdojë tek ekipi danez.
Erikseni kishte pësuar sulm në zemër në “Euro 2020”. Atij i është vendosur një defibrilator.