Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për Eriksenin po interesohen Man. Unitedi dhe Tottenhami

Afërsisht një vit më parë bota e futbollit u bashkua kur Christian Erikseni kolapsoi dhe mbeti i shtrirë në fushë.

Erikseni tani është plotësisht i shëruar dhe po luan me skuadrën e tij dhe me përfaqësuesen.

Megjithatë, mesfushori 30-vjeçar mund të ndryshojë ambient. Ai mund të largohet nga Brentfordi e ta vazhdojë karrierën te Manchester Unitedi, apo të rikthehet te Tottenhami.

Kontrata e Eriksenit me Brentfordin skadon në fund të muajit qershor.

Erikseni pësoi arrest kardiak më 12 qershor në Kopenhagë, në pjesën e parë të duelit Danimarkë - Finlandë që u mbyll 1:0 në të mirë të finlandezëve.

Erikseni ishte titullar në fitoren 2:1 të Danimarkës kundër Francës, të premten mbrëma në kuadër të Ligës së Kombeve.