Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Erikseni është mirë dhe pritet të lirohet nga spitali

Eiksen

Christian Eriksen është në gjendje të mirë dhe pritet të largohet nga spitali, pasi u rrëzua përsëri në fushë duke luajtur për Danimarkën. Kështu ka thënë mjeku i përfaqësueses daneze, të hënën.

34-vjeçari vendosi duart në gjoks përpara se të binte në tokë në minutën e 65-të të miqësores mes Danimarkës dhe Ukrainës, të dielën në Odense.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesfushori doli më pas vetë nga fusha, pasi u trajtua nga mjekët. Teste të tjera i janë bërë futbollistit në Spitalin Universitar të Odenses.

Të hënën mjeku Morten Boesen tha: “Fola me Christianin këtë mëngjes dhe ai është mirë. Ai është me familje dhe është në disponim të mirë. Pritet që ai të dalë së shpejti dhe të kthehet në shtëpi”.
Boesen tha se federata po kujdeset mirë për lojtarë dhe stafin, si dhe po mban kontakt të rregullt me ta.

Erikseni u pajis me një defibrilator kardioverter, pas arrestit kardiak në Euro 2021. Ai vazhdoi karrierën rreth një vit pas atij incidenti. Aktualisht është te Wolfsburgu në Gjermani.