Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Erikseni do ta shkëpusë kontratën me Interin

Mesfushori Christian Eriksen do ta shkëpusë kontratën e tij me skuadrën e Interit në janar, pasi nuk do të lejohet të luajë në Serie A me ICD të vendosur.

Eriksen në ndeshjen hapëse të Danimarkës në “Euro 2020” pësoi atak kardiak ndaj Finlandës dhe kolapsoi në fushë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkak të kësaj, atij i kanë implantuar një pajisje në zemër, me të cilën futbollistët nuk mund të luajnë në kampionatin italian. Eriksen, tashmë është kthyer këtë javë në stërvitje, por te ish-ekipi i tij në Danimarkë, Odense për shkak se nuk lejohet të stërvitet në Itali.

Interi dhe Erikseni kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës, që do të zyrtarizohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Eriksen ka kontratë me Interin deri në vitin 2024 dhe një pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh.