Kontrata e Christian Eriksenit me Interin është shkëputur me marrëveshje të dyanshme të premten, gjashtë muaj pasi ai pësoi arrest kardiak në Kampionatin Evropian.
29-vjeçari Eriksen nuk ka të drejtë loje në Itali me defibrilator për shkak se një gjë të tillë nuk e lejojnë rregullat shëndetësore të kësaj lige.
Por, ai mund ta vazhdojë karrierën në ndonjë shtet tjetër ku rregullat e lojës janë ndryshe.
Erikseni nuk ka luajtur qëkur ra pa ndjenja në fushë në ndeshjen hapëse të Danimarkës në Kampionatin Evropian kundër Finlandës më 12 qershor.