Skuadra e Dukagjinit ka zhbllokuar herët rezultatin në ndeshjen ndaj Prishtinës, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe i takon xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Në minutën e nëntë, Dukagjini ka kaluar në epërsi.
Në tentimin e dytë nga distanca, Blerind Morina shënoi pasi topi u devijua nga mbrojtësi i Prishtinës, Muhamet Useini. Fillimisht, tentimin e Morinës nga gjuajtja e lirë e ndali muri i gjallë, ndërsa në topin e kthyer, ai gjuajti për të shënuar me ndihmën e Useinit për rezultatin 1:0.