Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Elshani: Nuk kemi fond të mjaftueshëm të lojtarëve

Feronikeli u mposht në udhëtim te Gjilani, ndërsa udhëheqësi i skuadrës, Faruk Elshani, tha se ndikoi edhe fondi i lojtarëve brenda skuadrës.

“Ndoshta kemi mundur të bënim më shumë por kështu e ka futbolli. Gjilani ka lojtarë më cilësor. Në këto ndeshje vendos një moment dhe ashtu ndodhi. Krasniqit iu desh vetëm një moment dhe u vulos gjithçka. Në ndeshjet tjera duhet të jemi më konkret para golit. Pa shënuar gola nuk mund të fitosh një ndeshje. Mund të mbrohesh, por pëson gol dhe disfatë. Në javët e ardhshme kthehen edhe dy-tre lojtarë nga lëndimet. Fondi i lojtarëve është i varfër por të shohim se çfarë do të ndodhë”, theksoi Elshani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo