Tenistja Elena Rybakina ka fituar Grand-Slamin e parë në karrierë, duke mposhtur tunizianen One Jabeur në finalen e Wimbledonit të shtunën.
Bartësja e 23-të mposhti bartësen numër dy, 2:1 në sete (3:6, 6:2, 6:2).
Rybakina shkëlqeu në dy setet e fundit, në ndeshjen që zgjati 1 orë e 51 minuta.
Për 23-vjeçaren ky është titulli i dyti në karrierë.
Rybakina është e natyralizuar nga Kazakistani.