Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barty fiton për herë të parë Wimbledonin

Tenistja Ashleigh Barty ka fituar turneun prestigjioz Wimbledon për herë të parë në karrierën e saj. Barty në finale mposhti tenisten çeke Karolina Pliskova.

Tenistja australiane fitoi 2:1 në sete (6:3, 6:7, 6:3), në ndeshjen që zgjati 1 orë e 59 minuta.

Për Bartyn ky ishte titulli i dytë Grand-Slam, pasi në vitin 2019 fitoi French Open.

Barty gjithashtu e nisi edicionit e Wimbledonit si e para në ranglistën e ATP-së.