Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eintrachti merr pikë ndaj Wolfsburgut

Eintracht Franfurti e ka fituar një pikë ndaj Wolfsburgut në minutat shtesë të fundit të ndeshjes që u zhvillua të dielën mbrëma.

Ndeshja në mes të Eintrachtit dhe Wolfsburgut përfundoi me rezultatin e barabartë, 2:2, ndërsa i takoi javës së 23-të të Bundesligës së Gjermanisë. Maxence Lacroic shënoi në minutën e dytë për epërsinë e parë të Wolfsburgut, por në minutën e 14-të shifrat në 1:1 i barazoi Philipp Max.

Në pjesën e parë Wolfsburgu shënoi sërish për 2:1.

Kevin Behrens shënoi në minutën e 36-të, ndërsa një pikë Eintrachtit ia siguroi Omar Marmoush në minutën e dytë shtesë të fundit të takimit. Eintrachti zë vendin e gjashtë me 34 pikë. Wolfsburgu në pozitën e 12-të me 25 pikë.

Artikuj të ngjashëm