Eintracht Frankfurti dhe Borussia Dortmundi kanë barazuar të dielën në kuadër të Bundesligës.
Frankfurti, që ishte vendas, ka udhëhequr 2:0, por mori një pikë në fund. Takimi përfundoi 3:3.
Omar Marmoush realizoi penallti në minutën e tetë dhe më pas gol tjetër në minutën e 24-t për epërsinë 2:0 të Frankfurtit.
Dortmundi u kthye me golin e Marcel Sabitzerit në minutën e parë shtesë në pjesën e parë.
Youssoufa Moukoko shënoi për 2:2 në minutën e 54-t.
Edhe
Dortmundi e mbyll kampionatin në vendin e dytë
Fares Chaibi shënoi për 3:2 në të mirë të Eintracht Frankfurtit në minutën e 68-të, por një pikë Dortmundit ia siguroi Julian Brandt me golin e minutës së 82-të.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e nëntë të Bundesligës. Dortmundi është i katërti me 21 pikë, ndërsa Frankfurti mban vendin e shtatë me 14 pikë.