Michael Gregoritsch shënoi në minutën e 90-të gol për t’ia siguruar një pikë Freiburgut përballë Eintracht Franfurtit.
Ndeshja e luajtur të dielën përfundoi baras 3:3, ndërsa i takoi javës së 22-të të Bundesligës gjermane. Për Freiburgun nga minuta e 82-të u paraqit Florent Muslija. Freiburgu ishte në tri raste në disavantazh, por në fund fitoi një pikë. Omar Marmoush shënoi për Eintrachtin golin e parë në minutën e 27-të.
Tre minuta më vonë Ritsu Doan barazoi në 1:1.
Eintrachti sërish kaloi në epërsi me goli ne realizuar nga Ansgar Knauff në minutën e 35-, ndërsa në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë Freiburgu shënoi sërish për barazimin 2:2. Knauff i Eintrachtit shënoi golin për 3:2 në minutën e 72-të, por nga disfata Freiburgun e shpëtoi Michael Gregoritsch.
Ai shënoi golin e barazimit në minutën e 90-të.
Freiburgu është në vendin e tetë me 28 pikë, kurse Eintracht Franfurti në vendin e gjashtë me 33 pikë.