Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe tre lojtarë me COVID-19 te Barcelona

Tre lojtarë të tjerë të Barcelonës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Infektimi me COVID-19 vazhdon të përfshijë klubet e La Liga dhe numri te Barcelona është rritur në dhjetë.

Ez Abde, Philippe Coutinho dhe Sergino Dest i janë bashkuar listës së lojtarëve të infektuar me koronavirus dhe do të duhet të izolohen në shtëpitë e tyre për 14 ditët e ardhshme. Të tre futbollistët iu bashkuan testimeve të fundit pozitive përfshirë Ousmane Dembele, Samuel Umitit dhe Gavi.