Barcelona ka pasur shumë telashe në javët e fundit, ndërsa ato do të vazhdojnë edhe për duelin kundër Real Mallorcas.
“Blaugrana” ka pësuar edhe disfatën e tretë rresht në të gjitha garat në shtëpi, në prag të ndeshjes me Mallorcan të dielën, në orën 21:00.
Është raportuar nga mediat spanjolle të shtunën se në stërvitjen e mëngjesit, skuadra e Barcelonës kreu përgatitjet e nevojshme, por pa Ousmane Dembelen dhe Gerard Piquen.
Xavi të shtunën me shumë gjasë nuk pritet ta ketë as Nico Gonzalezin, Sergi Roberton, Pedrin dhe Sergino Destin. Oscar Mingueza dhe Martin Braithëaite janë të infektuar me virus.
Gjë pozitive është rikthimi i Ansu Fatit e Samuel Umtitit, shkruan gazeta spanjolle “AS”.
Artikuj të ngjashëm