Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelonës i kthehen De Jong, Dembele dhe Pedri

Yjet e Barcelonës, Frenkie de Jong, Ousmane Dembele dhe Pedri janë rikthyer në stërvitje. Treshja e rregullt e Barcelonës ka munguar gjatë për shkak të lëndimeve. Dembele u lëndua në fund të janarit, Pedi në mes të shkurtit dhe De Jong pak para pushimit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësueseve muajin e kaluar.

Të tre lojtarët e rëndësishëm të Barcelonës janë kthyer në fushën stërvitore, por nuk dihet se kur do të paraqiten në ndeshje.

Megjithatë, është e mundur që De Jong dhe Pedri të paraqiten në përballjen kundër Atletico Madridit në fundjavë. Rikthimi i treshes vjen në një moment të mirëpritur për skuadrën e Xavit. Barcelona është pa fitore në tri ndeshjet e fundit dhe është pa gola për gati 400 minuta në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm