Futboll

Lajm i mirë për Barçën, Lewandowski kthehet në stërvitje

Robert Lewandowski

Qendërsulmuesi polak, Robert Lewandowski, është kthyer në stërvitje te skuadra e Barcelonës. 

Siç kanë raportuar mediumet spanjolle, Lewandowski ishte i pranishëm në stërvitje të hënën. Ai ushtroi me pjesën tjetër të futbollistëve që nuk patën minuta ndaj Real Madridit. 

Barça të dielën u mposht nga Reali në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 2:1. 

37-vjeçari Lewandowski i mungoi gjigantit katalunjas në tri ndeshjet e fundit. Lewa është përballur me një lëndim muskulor. 

Ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Elches në La Liga. 

Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që edhe portieri Joan Garcia të kthehet ndaj Elches.

24-vjeçari Garcia i mungoi Barçës në gjashtë ndeshje për shkak të një problemi me gjurin e majtë.