Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lewandowski pritet të luajë ndaj Interit

Robert Lewandowski

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit.

Interi të martën nga ora 21:00 e pret Barçën në “Giuseppe Meazza” në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në Barcelonë u mbyll 3:3.

Mediumet spanjolle kanë raportuar se trajneri i Barçës, Hansi Flick, e ka pasur në dispozicion polakun Lewandowski në stërvitjen e së dielës.

Lewa pritet të luajë 20 deri në 30 minuta ndaj “nerazzurrëve”.

36-vjeçari Lewandowski për shkak të një lëndimi në kofshën e majtë i ka munguar gjigantit katalunas në katër ndeshjet e fundit.

Lewandowski është golashënuesi më i mirë i Barçës këtë edicion.

Edhe Balde nuk rikuperohet në kohë, mungon ndaj Interit Futboll Balde nuk rikuperohet në kohë, mungon ndaj Interit

Ndërkohë gjermani Flick sërish nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Alejandro Balde.

Spanjolli Balde nuk ka arritur të rikuperohet në kohë dhe do të mungojë ndaj Interit.

21-vjeçari Balde po përballet me një lëndim në muskujt e kofshës së majtë.