Pushimi për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve po kthehet në makth për skuadrën e Barcelonës.
Kur Franca mposhti Austrinë të enjten 2:0, Jules Kounde u detyrua të zëvendësohej dhe të premten është kthyer në Barcelonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumi “Cope” ka shkruar se ai do të mungojë prej dy deri në tri javë.
Ousmane Dembele mori po ashtu lëndim në po të njëjtën ndeshje, por ka shpëtuar më lehtë. Ai mungoi në seancën stërvitore të së premtes si masë parandaluese e ndonjë lëndimi më të rëndë.
Ronald Araujo u zëvendësua tek Uruguai në miqësoren kundër Iranit të premten. Ai luajti pesë minuta në atë ndeshje.
Lëndime me Holandën të enjten kanë pësuar edhe Frenkie de Jong dhe Memphis Depay, në fitoren 2:0 kundër Polonisë.
Barcelona ndeshjen e radhës e luan më 1 tetor kundër Mallorcas së Vedat Muriqit.
Më 16 tetor e zhvillon “El Clasicon” ndaj Real Madridit.