Numri i lojtarëve të lënduar te skuadra e Barcelonës vazhdon të rritet.
Të dielën mediat spanjolle kanë shkruar se në takimin Danimarka – Franca në Ligën e Kombeve, sulmuesi francez i krahut, Ousmane Dembele, nuk do të jetë i pranishëm.
Përveç Dembeles, Barçës i janë lënduar edhe Jules Kounde dhe Ronald Araujo. Frenkie de Jong pritet të mos luajë për një javë, ndërsa Memphis Depay është raportuar se do të mungojë katër javë.
Dembele, sipas mediumit spanjoll “Sport”, ka stërvitur të dielën në mënyrë individuale.
Ndeshja Danimarka – Franca luhet sonte nga ora 20:45.
Artikuj të ngjashëm