Barcelona ka mbetur pa mesfushorin Frenkie De Jong të paktën për një muaj.
“Mundo Deportivo” ka shkruar të hënën se shkaku i lëndimit, holandezi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez deri në muajin nëntor. De Jong pësoi lëndim në duelin e fundit ndaj Celta Vigos dhe tashmë i është nënshtruar fazës së rehabilitimit.
Shkaku i lëndimit, De Jong do t’i mungojë Barcelonës në tetë ndeshje në të gjitha garat, përfshirë edhe “El Clasicon” ndaj Real Madridit që luhet më 28 tetor. 26-vjeçari këtë edicion ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë të Barcelonës, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. Në 7 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, De Jong ka shënuar edhe 1 gol.