Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus dhe do të mundojë në duelin e FA Cup kundër Swindonit të premten.
Po ashtu, pozitiv ka dalë edhe asistenti i Guardiolas, Juanma Lillo dhe që të dy tashmë janë izoluar. Megjithatë, këta nuk janë rastet e vetme pozitive te kampioni në fuqi i Anglisë, ka raportuar “The Sun” të enjten. Guardiola e Lille janë në mesin e 21 rasteve prej të cilëve shtatë janë lojtarë. Mirëpo, përkundër numrit të madh të rasteve me koronavirus,
City po insiston që ndeshja me Swindonin të zhvillohet dhe nuk e ka ndërmend të bëjë kërkesë për shtyrjen e saj. Drejtimin e skuadrës së Cityt prej të enjtes do ta marrë përsipër trajneri Rodolfo Borrell.