Pep Guardiola është shprehur se do ta përkrahte çdo vendim që do të merret nga Premier League pasi rastet me koronavirus janë në rritje të madhe dhe ka shtuar se dëshiron që “njerëzit të jenë me shëndet të mirë”.
Gjashtë ndeshje të raundit të fundit në elitën e futbollit anglez janë shtyrë për shkak të Covid-19, e po ashtu edhe Liverpool – Leeds dhe Watford – Wolves që u parapa të zhvillohen të dielën, duhet të luajnë në ndonjë datë tjetër.
“Kemi rritje të rasteve me koronavirus në gjithë botën. E kemi parë në xhiron e fundit dhe ndoshta pesë apo gjashtë ndeshje janë shtyrë dhe kjo është shumë. Çfarëdo që vendos Premier League në koordinim me menaxherët dhe të tjerët, do të ishte mirë për ne. Çfarë ne duam është që të gjithë të jenë me shëndet të mirë”, ka thënë në një konferencë për shtyp tekniku spanjoll.
City të dielën në orën 16:00 e ka të paraparë ta zhvillojë duelin derbi kundër Leicester Cityt. Është ndeshje që i takon xhiros së 19-të.