Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola anulon konferencën për shtyp

Trajneri i skuadrës së Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka anuluar konferencën për shtyp pasi i është kthyer një rezultat i dyshimtë për koronavirus, ka konfirmuar klubi anglez.

Guardiola do të duhej të dilte para mediave nëpërmjet platformës “zoom” të premten, për duelin e së dielës kundër Newcastlet në Premier League.

Për momentin, kjo ndeshje është vetëm një nga pesë në total në elitën e futbollit anglez që do të zhvillohet në këtë vikend.

Guardiola për herën e fundit është parë në publik të mërkurën në konferencën për shtyp të Sergio Agueros i cili u pensionua.

Tani është duke pritur tjetër përgjigje të testit.

Trajneri i Cityt nuk do të jetë në “St. James’ Park” në vikend nëse testi i dytë i vjen me përgjigje pozitive dhe do të duhej të hynte në izolim.

Artikuj të ngjashëm