Shkodran Mustafi mund të kthehet sërish të luajë në kampionatin italian, Serie A.
Interesim për Mustafin ka shprehur së fundi edhe skuadra tjetër elitare e Italisë, Torino, raporton të martën gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio.
Mbrojtësi 29-vjeçar është futbollist i lirë, pas largimit nga Schalke që nuk siguroi mbijetesën në Bundesligë. Për Mustafin, që në të kaluarën ka luajtur 20 ndeshje për Gjermanisë, kanë shprehur edhe disa klube tjera italiane.
Në Itali karrierë ka bërë edhe te Sampdoria, ndërsa ka luajtur edhe për Arsenalin dhe Valencian.