Qendërmbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serie A. Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Fiorentina ka shprehur interesim për transferimin e tij, si lojtar i lirë. Madje, thuhet se Fiorentina ka parakaluar Celta Vigon, ekip që ishte pranë për të siguruar shërbimet e Mustafit, i cili është lojtar i lirë prej muajit të shkuar.
Mustafi në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ishte pjesë e Schalkes, por u largua pasi ekipi nuk siguroi mbetjen në Bundesligë për sezonin e ri. Mustafi ka luajtur në Serie A për dy sezone (2012/13, 2013/14) te Sampdoria, para se të vazhdonte karrierën te Valencia dhe Arsenali.
Te Fiorentina, janë të gatshëm t’i ofrojnë Mustafit kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.