Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torino hyn në garë për transferimin e Mustafit

Shkodran Mustafi është duke kërkuar klub të ri.

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë është pa skuadër qëkur Schalke ra në Bundesliga 2 edicionin e shkuar. Mustafi  mund të përfundojë në elitën e futbollit italian.

“Sky Italia” raporton se FC Torino është interesuar për mbrojtësin shqiptar. Thuhet po ashtu se ka pasur takim mes babait të mbrojtësit dhe zyrtarëve të skuadrës italiane.

Torino i ka ofruar kontratë trevjeçare Mustafit. Konkurrent i Torinos për t’i siguruar shërbimet e tij është edhe skuadra e Genoas.

Artikuj të ngjashëm