Hapja e palestrës në Rahovec ka dalë të jetë "goditje në cak", ndërsa klube tjera që zhvillojnë aktivitetin në palestër priten të aktivizohen në këtë qytet. Por të mirat që sjell një palestër sportive shumë shpejt pritet t'i gëzojnë edhe katër qendra tjera në vend.
Është ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, që gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka bërë të ditur qytetet ku priten të hapen palestrat shumë shpejt, shkruan sot Koha Ditore.
Bëhet fjalë për palestra që kanë nisur të ndërtohen të paktën një dekadë më parë, por që ndërtimi i tyre nuk ka shkuar sipas planifikimit fillestar.
"Këtë vit kemi përfunduar dy palestra sportive, në Shtime dhe Rahovec, të cilat tash e një dekadë janë neglizhuar. Jemi në përfundim edhe të palestrave të tjera në Kaçanik, Deçan, Skënderaj dhe Istog. Për fat të keq palestra në Istog ka nisur para 13 vjetësh dhe nuk është përfunduar. Të tjerat kanë nisur të ndërtohen para 10 vjetësh", ka thënë ministri Gashi....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Gashi thotë se më 27 shkurt do të testohet palestra në Rahovec
-
Palestra e Istogut përshkruan dështimin në ndërtimin e infrastrukturës sportive
-
Palestra në Deçan hapet të martën, në Kaçanik ende ka punë për t’u bërë
-
Palestra e nisur 16 vjet më parë në Istog përurohet me ndeshje ndërkombëtare
-
Palestra në Istog përurohet me ndeshje të Kupave Evropiane