Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Palestra në Istog përurohet me ndeshje të Kupave Evropiane

Palestra që ka nisur të ndërtohet rreth një dekadë e gjysmë më parë, pritet të hapet më 17 tetor. Bëhet fjalë për palestrën në qytetin e Istogut, ndërtimi i të cilës ishte maratonik. Por punimet janë në fazë finale dhe palestra pritet të jetë e gatshme deri më 17 tetor. Palestra do të përurohet me ndeshje të Kupave Evropiane në hendboll, në konkurrencë të femrave. Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane, Istogu takohet me Vushtrrinë. Shorti ka përcaktuar që dy skuadrat kosovare të takohen në kuadër të garave evropiane. Ndeshja e parë do të luhet më 10 tetor në Vushtrri, ndërsa e kthimit më 17 tetor në Istog.

“Kam folur me të parin e komunës së Istogut dhe ai ka garantuar që palestra do të jetë e gatshme për përurim. Përurimin do ta bëjmë me ndeshjen ndaj Vushtrrisë në kuadër të Kupës Evropiane. Më në fund po afrohet një ditë që e kemi pritur shumë gjatë”, ka thënë Faruk Shala, trajner i Istogut.

Ka pasur ankesa e akuza të shumta ndaj institucioneve të vendit për vonesë në punimet në palestrën në Istog.

Image