Përjashtimi i Daut Mehmetit nga basketbolli nuk pritet të jetë i vetmi, ka mësuar KOHA. Burime të afërta me zhvillimet kanë thënë se dyshohet për një rrjet të shtrirë në shumë vende të Ballkanit që bëri kurdisje të ndeshjeve të basketbollit.
“Dyshohet për përfshirjen edhe të një personi tjetër nga Kosova”, kanë thënë burime të KOHËS.
Në plejofin e Superligës së Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina kishte lëshuar akuza se gjyqtarët grekë ishte tentuar të korruptohen për kurdisjen e një ndeshjeje në të mirë të Trepçës. Trepça kishte kërkuar menjëherë hetime dhe ato është thënë se kanë filluar. Por nuk ka pasur ndonjë vendim deri më tani.
Ka kohë që Liga Ballkanike dyshohet për kurdisje të ndeshjeve. Pjesë e kësaj lige vazhdojnë të jenë skuadrat kosovare e po ashtu gjyqtarët kosovarë të basketbollit.
-
Në futboll ende pa të arrestuar për kurdisje, por hetime ka
-
Goditen kurdisjet në basketboll, ndalen Daut Mehmeti e Arbnor Rifati
-
Të kurdisura edhe ndeshjet e skuadrave kosovare
-
Dosja e Mehmetit në Prokurori, e dyshimtë edhe një ndeshje e Prishtinës
-
Përjashtimi i Daut Mehmetit, goditje për sportin kosovar