Dyshja që përfaqësoi Kosovën në teqball, Adrien Uka dhe Krenar Emini, është eliminuar nga Lojërat Evropiane nga gara në çifte.
Uka e Emini e humbën edhe ndeshjen e dytë nga dyshja e Hungarisë, Csaba Banyik dhe Balasz Katz, me rezultatin 2:0, ndërsa morën vetëm tri pikë.
Setin e parë, dyshja e Kosovës e humbi me rezultatin 12:1, kurse setin e dytë, 12:2.
Në ndeshjen e parë të Grupit B, Kosova humbi nga Mali i Zi me rezultatin 2:1 në sete.