Dyshja Adrien Uka dhe Krenar Emini nga Kosova e kanë humbur ndeshjen e parë të Grupit B në sportin e teqballit në Lojërat Evropiane në Krakow dhe Malopolska të Polonisë.
Uka e Emini duelin e parë të Grupit B e humbën nga dyshja malaziase Andrija Jovanoviq dhe Marko Zarkoviq, me rezultatin 2:1 në sete.
Setin e parë, malaziasit e fituan me rezultatin 12:11.
Në setin e dytë, përfaqësuesit e Kosovës fituan 12:10, ndërsa dallimi ishte shumë i madh në pikë në setin e tretë që ishte edhe vendimtar.
Mali i Zi e fitoi këtë set me rezultatin 12:4.
Në kuadër të Grupit B është edhe Hungaria.
Edhe
Dyshja e Kosovës në teqball eliminohet nga Lojërat Evropiane
Kundër Hungarisë, Kosova luan nga ora 19:05 në ndeshjen e dytë të grupit.
Hungaria e Mali i Zi e kanë nga një fitore në grup. Hungaria e mposhti Malin e Zi.