Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala i zhgënjyer me Juventusin

Ylli i Juventusit, Paolo Dybala, nuk do ta vazhdojë kontratën me klubin nga Torino, raporton “TyC Sports”. Bëhet e ditur se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë bërë disa ndryshime në ofertën e tyre të mëparshme për argjentinasin dhe për këtë Dybala ndihet i zhgënjyer.

Kontrata aktuale 28-vjeçarit i skadon në fund të këtij sezoni. Nëse nuk do të ketë marrëveshje, atëherë Dybala do të jetë lojtar i lirë nga 1 korriku. Për Dybalan janë të interesuara disa klube të mëdha, kryesisht nga Anglia. Vlera e argjentinasit sipas “Transfermakt” është rreth 50 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm