Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi shpreson ta bindë Dybalan

Juventusi është duke negociuar rinovimin e kontratës së Paulo Dybalas.

Klubi italian dhe argjentinasi tash e disa kohë kanë nisur negociatat, por nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshjen.

Dybala u ka bërë me dije krerëve të klubit se për të mbetur në Torino dëshiron pagë më të lartë.

“Zonja e Vjetër” po shpreson ta bindë sulmuesin të vazhdojë kontratën që i skadon këtë verë.

Dybala mund të largohet si futbollist i lirë. Për shërbimet 28-vjeçarit ka shprehur Interi.

Në 20 ndeshje në Serie A, Dybala ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asistime.