Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi tenton ta bindë Dybalan

E ardhmja e Paulo Dybalas te Juventusi vazhdon të mbetet në dyshim.

Sulmuesi argjentinas nuk e ka vazhduar ende kontratën e cila i skadon në qershor të këtij viti.

Drejtuesit e klubit italian do t’i ofrojnë kontratë të re argjentinasit duke shpresuar se do ta bindin të mbetet në Torino.

Për shërbimet e Dybalas interesim ka shprehur Liverpooli.

Klubi anglez është i gatshëm të nisë negociatat me lojtarin për ta transferuar në Anfield.