Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala në pritje të Juventusit

Paulo Dybala është në pritje të kontratës së re nga drejtuesit e Juventusit.

Sulmuesi argjentinas thuhet se u ka bërë me dije kushtet që i ka kërkuar për të vazhduar qëndrimin në Torino.

Dybala ka refuzuar dy ofertat e fundit nga klubi pasi nuk ishte i kënaqur me pagën e ofruar.

Kontrata e argjentinasit skadon në qershor të këtij viti. Interesim të vazhdueshëm për sulmuesin ka shprehur Interi.

Artikuj të ngjashëm