Lëndimi i fundit i Paulo Dybalas ka bërë drejtuesit e klubit të Juventusit të mos nisin bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se krerët e klubit do të shohin situatën e lojtarit me lëndimet përpara se të vazhdojnë bisedimet.
Tash e disa kohë drejtuesit e klubit italian dhe Dybala nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshjen për vazhdimin e kontratës.
Kontrata aktuale sulmuesi i skadon në verë të këtij viti.
Argjentinasi më herët ka refuzuar rinovimin e kontratës, pasi nuk është pajtuar me pagën e ofruar.
Artikuj të ngjashëm