Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi ndërpret negociatat me Dybalan

Paulo Dybala

E ardhmja e sulmuesit Paulo Dybala bëhet edhe më e dyshimtë pasi drejtuesit e Juventusit kanë ndërperë edhe zyrtarisht negociatat për rinovimin e kontratës së tij, kanë raportuar mediumet italiane. Juventusi i kishte ofruar Dybalas pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh por kërkesa e argjentinasit për pagë prej 15 milionë eurosh në vit, ka bërë që krerët e “Zonjës së Vjetër” ta tërheqin prapa ofertën dhe të ndërperesin negociatat.

Dybala ka kontratë me Juventusin deri vitin tjetër dhe paga e tij aktuale është 7.5 milionë euro në vit. Me këtë veprim duket se te Juventusi kanë vendosur që ta nxjerrin Dybalan në shitje gjatë verës. 27-vjeçari këtë edicion ka pasur telashe të shumta me lëndimet dhe ka luajtur vetëm 16 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar tri gola. Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Palermo për 40 milionë euro dhe gjatë kësaj peridhe, Dybala ka shënuar 98 gola në 243 ndeshje me fanellën e ekipit nga Serie A.