Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli interesohet për Dybalan

Skuadra e Liverpoolit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.

“Calciomercato” ka raportuar të mërkurën se Liverpooli po tenton transferimin e Dybalas në afatin kalimtar të janarit me një çmim të përgjysmuar, pasi sulmuesi ende nuk ka marrëveshje me Juventusin për rinovimin e kontratës.

Dybalas i skadon kontrata aktuale me Juventusin në fund të këtij edicioni kurse krerët e klubit italian ia kanë ofruar vazhdimin deri në vitin 2026, por që ende nuk e ka pranuar.

Liverpooli po e sheh Dybalan si përforcim të duhur për sulmin, pasi 28-vjeçari ka treguar paraqitje të mira këtë sezon me fanellën e Juventusit. Ai ka shënuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm