Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea hyn në garë për Dybalan

Chelsea është duke planifikuar t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala, ka shkruar të mërkurën mediumi “90min”.

“Bianconerët” nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me 28-vjeçarin, ndërsa sulmuesi argjentinas pritet të largohet në verë si lojtar i lirë.

Përveç gjigantit anglez, në garë për transferimin e Dybalas janë edhe Interi dhe Atletico Madridi.

Në 29 ndeshje të luajtura në edicionin aktual, Dybala ka shënuar 13 gola dhe ka gjashtë asistime.

Artikuj të ngjashëm