Arsenali është ekipi i radhës që ka hyrë në garë për transferimin e Paulo Dybalas, raporton “vi.nl” të enjten.
“Bianconerët” nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me 28-vjeçarin, ndërsa sulmuesi argjentinas pritet të largohet në verë si lojtar i lirë.
Përveç Arsenalit dhe Chelseat, në garë për transferimin e Dybalas janë edhe Interi dhe Atletico Madridi.
Në 29 ndeshje të luajtura në edicionin aktual, Dybala ka shënuar 13 gola dhe ka gjashtë asistime.