Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala drejt Chelseat

Paulo Dybala - AS Roma

Transferimi i Paulo Dybalas te Chelsea pritet të jetë lëvizje befasuese e ekipit nga Londra këtë verë. “Sky Sports” ka shkruar të premten se Chelsea është në negociata me Dybalan dhe tashmë ka nisur kontaktet me Romën për lirimin e sulmuesit argjentinas.

Dybala ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 15 milionë eurosh, ndërsa Chelsea është gati të ofrojë mbi 20 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 29-vjeçarit.

Dybala te Chelsea po shihet si zëvendësim ideal për gjermanin Kai Havertz, i cili është transferuar te skuadra e Arsenalit.

Dybala iu bashkua Romës verën e shkuar si lojtar i lirë dhe shkëlqeu me 18 gola dhe 8 asistime edicionin e fundit. Ai ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2025.

Artikuj të ngjashëm