Real Madridi është futur në garë në momentin e fundit për sulmuesin Paulo Dybala, ka ka njoftuar “Marca” të enjten. Sipas gazetës spanjolle, gjasat janë të mëdha që Dybala të transferohet në Spanjë pasi interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Atletico Madridi.
Reali tashmë ka nisur kontaktet me agjentin e Dybalas, i cili ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij. 28-vjeçari në fund të këtij muaji mbetet lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Juventusin.
Dybala ishte në negociata me Interin, por duket se oferta e klubit italian nuk e ka bindur argjentinasin t’i bashkohet. Ai prej vitit 2017 ka qenë pjesë e Juventusit kurse sezonin e fundit, shënoi 15 gola në të gjitha garat.